Themeluar në fillim të viteve 2000, kompania jonë ka qenë dhe është një nga hallkat e rëndësishme të zinxhirit të industrisë HO-RE-CA në qytetin e Vlorës dhe më gjerë. E orientuar drejt tregtimit të produkteve të një cilësie të lartë, përfshirë këtu paisje kuzhine, pjata të një shumëllojshmërie të gjerë, gota dhe aksesorë të tjerë për bar, restorant dhe hotel.


Arfaxho është një distributor unik në tregun shqiptar. Në bashkëpunim me disa nga brandet më me emër në Europë, si Eme Posaterie, Leone Srl, Bisetti, The Bars, Kalando dhe shumë të tjerë, Arfaxho sjell një gamë të gjerë të produkteve Ho-Re-Ca.
Për më shumë se dy dekada, jemi përkushtuar të ofrojmë përsosmëri si në cilësinë e produktit ashtu edhe në shërbimin ndaj klientit. Të besuar nga një numër i madh biznesesh prestigjoze në vend, Arfaxho vijon të sjell risi dhe të zgjerojë ofertat për të përmbushur nevojat në zhvillim të sektorit Horeca, duke siguruar që çdo klient të bëj zgjedhjet e duhura.